PROGRAME

NDGSH ne facebook

NDGSH është një nga OJF-të më të vjetra, e themeluar në vitin 1993 nga një grup i pavarur grash, të cilat ishin të gatshme për të ofruar një lloj ndihme praktike për gratë shqiptare në një kohë kur problemet politike, sociale dhe ekonomike dukshëm po vinin në disavantazh dhe po veçonin një numër të madh të grave shqiptare dhe fëmijëve të tyre.

Shoqata "Në Dobi të Gruas Shqiptare" është një organizatë e pavarur jo qeveritare me qendër në Tiranë dhe e shpërndarë në qytete tjera të vendit, e përkushtuar për të fuqizuar gratë dhe fëmijët në Shqipëri, duke zhvilluar të drejtat e tyre themelore dhe duke promovuar barazinë gjinore.

NDGSH u themelua më 24.09.1993 me urdhër nr. 3 dhe është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me vendim nr. 285, datë 24.01.1996. NDGSH po vazhdon një sërë shërbimesh edukative, kulturore dhe informuese për gratë duke përfshirë ndihmën për t'u punësuar. Këto administrohen nga "Gratë bëjnë histori çdo ditë" dhe përbëjnë programin kryesues të NDGSH-së.

NDGSH ka një eksperiencë shumë të mirë për sa i përket aktiviteteve duke përfshirë trajnime profesionale dhe edukim special për fëmijët e rrugës dhe adoleshent të veçuar. Këto aktivitete dhe trajnime bëhen në qendrat tona të përkushtuara në Tiranë, Durrës, Elbasan, Burrel, Pukë, ku përfshihen një numër aktivitetesh për komunitetin. Gjithashtu ofrohen shërbime sociale dhe edukim për gratë vulnerabël dhe familjet e tyre që jetojnë në zona joformale të të ardhurve pranë Durrësit. Për fëmijët e Burrelit dhe Elbasanit ofrohet shërbim drekor dhe organizohen aktivitete krijuese e sociale.

Trajnime profesionale për fëmijët e rrugës u zhvilluan në fillim në Tiranë dhe më vonë në Elbasan dhe Burrel, brenda një plani për të ngritur standardet profesionale dhe për t'iu krijuar mundësi socializimi të gjithë fëmijëve që marrin pjesë në kurse.

NDGSH është rritur në numër dhe ka bërë përpjekje të rëndësishme për të rritur kapacitete administrative dhe menaxhuese. Më e rëndësishmja ka qenë vendosja dhe funksionimi i një bordi të pavarur dhe vullnetar drejtuesish, prezantimi i monitorimit dhe zhvillimit të jashtëm të aktiviteteve të programit dhe së fundi zhvillimi i raportit vjetor të pavarur për të gjithë shoqatën.

 

© 2006-2011 This site is powered by UAW - Shoqata "Ne dobi te gruas Shqiptare"

Top